Agron Llakaj lë me ‘gisht në gojë’ Ermal Mamaqin
“Jam i ri dhe vazhdoj të rinohem”
Gjatë një interviste, Ermal Mamaqi sulmoi ish-kolegët e tij duke u shprehur se:
“Të gjithë personazhet që janë në panel jurie, kanë dalë në pension përsa i përket karrierës.”
Pyetja që lind automatikisht ishte se për kë e kishte këtë “kunjë”, dhe kundërpërgjigja e mbrëmjes së djeshme erdhi nga Agron Llakaj.
Në nisje të emisionit, moderatori Isli Islami i tha aktorit të njohur:
“Kot që harxhojmë paratë për karrige për ty, Goni, sepse ti nuk ulesh kurrë.”
Llakaj iu përgjigj me humor:
“Jam i ri dhe vazhdoj të rinohem.”
Por momenti më qesharak erdhi gjatë daljes së një konkurenti ventrikulist, aktor që flet përmes një kukulle. Përmes kukullës, Llakaj i tha Gonit:
“Je kot aty në juri…”
Për të hedhur poshtë dyshimet, Goni iu përgjigj me shaka:
“Jam pensionist.”
Ky moment konfirmoi me humor “statusin” e tij dhe bëri publikun të qeshë, duke treguar marrëdhënien gazmore midis dy figurave të njohura të showbiz-it shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



