E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agron Shehaj për deklaratat e Gjekmarkajt: Nuk më habit, e injoroj…
Publik News

Agron Shehaj për deklaratat e Gjekmarkajt: Nuk më habit, e injoroj…

Pak ditë më parë, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i promovuar në parti nga Lulzim Basha, sulmoi kandidatin për kryetar të partisë, Agron Shehaj.

Ai deklaroi se Partia Demokratike nuk është “një call-center”, duke i’u referuar me ironi bizneseve të Shehajt.

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj është pyetur lidhur me këtë deklaratë. Ai tha se nuk është aspak i habitur, por zgjedh ta injorojë Gjekmarkajn. “Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, deklaroi Shehaj.

Shehaj shpjegoi përse ka vendosur të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike dhe përse ndryshimi i lidershipit është e vetmja mënyrë për të sjellë PD-në në pushtet. Shehaj tha se punoi shumë gjatë fushatës, që PD të vinte në pushtet dhe Basha të bëhej kryeministër, por deklaroi se puna e tij nuk u vlerësua. “Pas humbjes së zgjedhjeve, duke patur parasysh reagimin dhe mungesën totale të reflektimit, u binda që me këtë lidership në krye, ne nuk mund të fitojmë.

Mendoj se është detyra ime, si e çdo demokrati, që nëse është i bindur që kështu nuk fitohet, duhet ti futemi punës dhe të kërkojmë ndryshimin. PD mund të fitojë vetëm nëse bëhet më e fortë, nëse përfshijmë sa më shumë njerëz të aftë në PD. Vetëm nëse listën e kandidatëve e vendosin anëtarët, jo duke thënë kë nuk duan, por kë duan. Duke bërë listën e kandidatëve në bazë të votave që kanë marrë nga anëtarësia. Kjo e bën PD-në më të fortë. Vetëm anëtarësia e di se kush është i mirë për të përfaqësuar demokratët.

Gjatë zgjedhjeve kam punuar me mish e me shpirt që PD të merrte pushtetin dhe Basha të bëhej kryeministër. Puna ime në vend të vlerësohej, jo vetëm nuk u vlerësua, por u quajt si një punë për vete dhe jo për partinë. Ti thuash deputetëve mos punoni, ose punoni për partinë por jo për vete, nuk e ka ndihmuar Partinë Demokratike“.

Shehaj komentoi edhe faktin se gara për kryetar nuk është në kushte të barabarta dhe se listat e anëtarësisë i posedon vetëm Lulzim Basha. “Gara nuk është në kushte të barabarta. Vetëm çështja e listave e bën garën jo të barabartë. Jo vetëm kryetari aktual, por cdo kryetar i një partie, nëse humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen dhe të mos kandidojë. Nuk mund të ketë garë të barabartë, kur listën e ka vetëm njëri nga kandidatët. Basha është i vetmi kandidat që ka listat. Duke u futur në garë ndaj kryetarit aktual, e forcon Partinë Demokratike, nuk jam kundër kësaj partie.

Jam në PD sot dhe do të jem edhe nesër. Unë do të punoj për PD-në, pavarësisht rezultatit. Do t’i shërbej demokratëve, sot, nesër dhe nëse fitojmë zgjedhjet, do t’i shërbej shqiptarëve“, deklaroi Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.