E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ahmetaj zyrtarizon ‘vdekjen’ e PS: Qeveria sot është ish-Bashkia e Tiranës
Lajme

Ahmetaj zyrtarizon ‘vdekjen’ e PS: Qeveria sot është ish-Bashkia e Tiranës

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ashpërsuar më tej akuzat ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke deklaruar se pushteti aktual nuk përfaqëson më një forcë politike me identitet të majtë, por funksionon si një zgjatim i ish-Bashkisë së Tiranës.

Në një intervistë për Syri TV, Ahmetaj u shpreh se qeveria dhe strukturat drejtuese janë të dominuara nga praktikat, sjelljet dhe mentaliteti i një individi të vetëm, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Partia Socialiste ka humbur çdo përmbajtje ideologjike dhe është shndërruar në një organizëm të kapur nga interesa personale, heshtje e qëllimshme dhe afera të shumta.

Ahmetaj ngriti pikëpyetje të forta mbi përfaqësimin politik të figurave kyçe në qeveri, duke vënë në dyshim lidhjen e tyre reale me Partinë Socialiste dhe parimet e saj. Ai u ndal veçanërisht te roli i parlamentit, që sipas tij, është shndërruar nga një shtyllë e demokracisë në një institucion të dobët, i përbërë nga deputetë që ose janë aty për rrogën, ose zgjedhin të heshtin, ose janë të përfshirë në afera korruptive.

Sipas ish-numrit dy të qeverisë, panorama brenda PS-së është alarmante, ndërsa zërat kritikë janë zhdukur plotësisht. Ai theksoi se vetëm një grusht individësh të ndershëm kanë mbetur jashtë skandaleve, por edhe ata nuk guxojnë më të flasin publikisht.

“Po ta shohësh sot, qeveria është ish-Bashkia e Tiranës dikur. Të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një. Të gjithë. Ku është Partia Socialiste? Kush është partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Pirro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka Ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me partinë, me Partinë Socialiste? Ka qenë, te tenderat e Antës, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës.

E kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër? Çfarë ka ndodhur me parlamentin? Një nga shtyllat e shtetit. Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën, e të majtës, e Partisë Socialiste. Se mua më vjen keq se është socialisti kokulur dhe është kupola e Partisë Socialiste.

Ka një grup që janë rrogtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje, kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendos të heshtin. Ka dhe një grup, jo i vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra, Partia Socialiste fatkeqësisht ka vdekur. Dhe ata dy-tre njerëz normalë, përtej çdo lloj afere, ke dëgjuar njeri?” u shpreh Arben Ahmetaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.