Air Albania/ Plas humori në rrjet, Rama: Hajde bileta të lira …
Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se, kompania e fluturimeve “Air Albania” do të fillojë fluturimet në vjeshtë drejt Italisë.
“ALBANIA DREJT QIEJVE TË EUROPËS. Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës”, do të shkruante në postimin e tij në Facebook kreu i qeverisë.
Nisur nga kjo, nuk mungojnë as ironitë dhe talljet në rrjetet sociale.
“Edi Rama Travel & Tours. Çmime konkuruese, shërbim i pakonkurueshëm”, shkruan Genc Sejko në një postim të tijin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



