E mërkurë, 4 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akili fiksohet keq pas Kledjës: Po të kisha nuse si ti, s’do dilja nga shtëpia
Lajme

Akili fiksohet keq pas Kledjës: Po të kisha nuse si ti, s’do dilja nga shtëpia

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, duket se në shtëpinë më të famshme kanë filluar të krijohen afrimitetet e para. Në mesin e banorëve që kanë tërhequr vëmendjen është Akili, i cili gjatë një bisede me Kledjën ka zbuluar hapur simpatinë që ka për të.

Në një moment kur pranë tyre ndodhej edhe banori Nichi, Akili nuk i ka kursyer fjalët e mira për dizajneren, duke e komplimentuar dhe duke kërkuar të mësojë edhe përshtypjen që ajo ka krijuar për të.

“Je shumë e mirë”, i tha ai Kledjës, përpara se ta pyeste drejtpërdrejt se si e shihte ajo si person.

Megjithatë, ishte një tjetër deklaratë e Akilit ajo që i dha bisedës një nuancë më flirtuese. Duke iu referuar mundësisë që një ditë të kishte një bashkëshorte si Kledja, ai u shpreh me humor:

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, kurrë s’kisha dalë prej shpisë, asnjë ditë”.

Komplimenti nuk kaloi pa u vënë re dhe ka ngritur pikëpyetje nëse mes dy banorëve mund të lindë një histori më shumë se miqësore. Për momentin, mbetet për t’u parë nëse afrimiteti mes tyre do të vazhdojë dhe nëse Kledja do t’ia kthejë të njëjtën simpati Akilit.

Akili është një prej 21 konkurrentëve që kanë hyrë në garën e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ku krahas lojës dhe strategjive, duket se kanë nisur të marrin formë edhe dinamikat e para sentimentale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.