E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSHI “dridhet” në dyert e SPAK, KPP çon përpara 7.7 milionë €
Lajme

AKSHI “dridhet” në dyert e SPAK, KPP çon përpara 7.7 milionë €

Komisioni i Prokurimit Publik ka zhbllokuar tenderin me fond limit 7.7 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, një prej procedurave më të rëndësishme për funksionimin e administratës tatimore.

Vendimi vjen pas gati gjashtë muajsh pezullim, periudhë gjatë së cilës AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ishin të detyruara të ndalonin çdo hap deri në reflektimin e rekomandimeve të KPP-së.

Tenderi ka në objekt “Mirëmbajtjen e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, që garanton operimin 24/7 të sistemit të fiskalizimit, një shërbim që përdoret nga rreth 125 mijë tatimpagues dhe strukturat e administratës.

KPP ka lejuar vijimin e procedurës pasi AKSHI dhe Tatimet njoftuan me shkresë zyrtare se kanë kryer ndryshimet e kërkuara, të protokolluara më 20 nëntor.

Zhvillimi vjen në një periudhë kur AKSHI po kalon filtrin e disa procedurave të rëndësishme

Vendimi i KPP për tenderin e fiskalizimit erdhi vetëm pak ditë para se institucioni zhbllokoi po ashtu një tjetër procedurë të debatueshme të AKSHI-t, një tender me vlerë rreth 2.4 milionë euro për integrimin e sistemeve të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale.

Ai tender ishte bllokuar për gati një vit pas ankimimeve dhe dyshimeve për anulimin e procedurës menjëherë pasi ishte shpallur fituesi.

Zhbllokimi i tij ndodhi në të njëjtën ditë që ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u pyet për tre orë nga SPAK lidhur me të paktën 12 tenderë të dyshuar si problematikë. Ndërkohë, hetimet po prekin edhe emra të tjerë kyç të prokurimeve të teknologjisë, përfshirë Ermal Beqirin dhe Gerond Meçen. /skyweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.