AKSHI mbyll shërbimin online për qytetarët: Po na sulmojnë, prisni të neutralizojmë armikun!
“Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, tha Rama më 27 prill të këtij viti.
Kalimi online i shërbimeve publike për shqiptarët u konsiderua si stacion historik ku do të merrte fund epoka e sporteleve e do të niste epoka bashkohor digjitale. E ndonëse për këtë ‘Revolucion digjital’ u harxhuan miliarda lekë, si duket këto para janë hedhur në kosh.
Themi këtë pasi së fundmi, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se janë mbyllur përkohësisht aksesi i shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak të një sulmi kriminal kibernetik. AKSHI sqaron se për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedentë dhe të rrezikshme, janë detyruar që të mbyllin sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Deri në momentin që AKSHI të mposht armikun kibernetik, qytetarët do mbeten pa shërbime online.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.
Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



