E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në aksin Shkodër-Lezhë, një viktimë
Lajme

Aksident fatal në aksin Shkodër-Lezhë, një viktimë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Lezhë, në zonën e Kryebushatit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 83-vjeçar, Gjon Nikaj, banues në Shkodër.

I moshuari u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.

Në aksident është përfshirë edhe një 67-vjeçar, shtetas francez, me inicialet P. L. Ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Më datë 30.09.2026, rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në vendin e quajtur Kryebushat, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.