E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident fatal në Morinë, humb jetën efektivi i Policisë së Kosovës
Lajme

Aksident fatal në Morinë, humb jetën efektivi i Policisë së Kosovës

Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Pikën Kufitare të Morinës, ku ka ndërruar jetë efektivi i Policisë së Kosovës, Rexhep Zenel Gashi.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur fillimisht nga familjarët, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e të afërmit të tyre, i cili kishte një kontribut të gjatë në shërbim të rendit dhe sigurisë, si dhe ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur efektivi kishte dalë pranë vendit të punës për të marrë ajër të pastër. Në ato çaste, rreth orës 02:40, ai është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe ekipi mjekësor, i cili konfirmoi humbjen e jetës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga autoritetet, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Ndërkohë, trupi i pajetë i efektivit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe pritet të hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e efektivit, i cili për vite me radhë shërbeu në Policinë e Kosovës dhe më herët kishte qenë pjesë e radhëve të UÇK-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.