Aksident fatal në Unazën e Madhe, humb jetën një 38-vjeçar
Tiranë – Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, në Unazën e Madhe është regjistruar një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se, viktima e aksidentit mes dy makinave dhe një motori është identifikuar si Oltjon Xhambeu.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


