Aksident pranë mbikalimit të Kasharit, 4 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pranë mbikalimit të Kasharit, në Tiranë, ku një furgon pasagjerësh ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.
Si pasojë e përplasjes, disa pasagjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje. Sipas të dhënave paraprake, asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezik për jetën.
Katër pasagjerë janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



