Aksident i rëndë, ndërron jetë e mitura, plagosen 6 persona
Aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin
Ditën e sotme, ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, ku rezultojnë plagosur 6 persona dhe një person ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Bishqem, ku në rezultat të përplasjes, një vajzë 8-vjeçare ka ndërruar jetë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një grua, ka humbur kontrollin e drejtimin dhe ka rezultuar me vdekjen e një nga vajzat e saj.
Të plagosur janë drejtuesja e automjetit, një vajzë tjetër e saj dhe 4 persona që ishin në automjetin tjetër i përfshirë në aksident. Situata është e rëndë, dhe autoritetet janë të angazhuara në ndihmën dhe trajtimin e të plagosurve, si dhe në zbulimin e faktorëve që shkaktojnë aksidenti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



