Emrat/Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humbin jetën dy persona
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Levan Tepelenë, në afërsi të fshatit Kashisht. Dy persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nga aksidenti, ndërsa të plagosur dyshohet se kanë mbetur 12 persona.
Sipas dëshmimtarëve të ngjarjes tragjike, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë si pasojë humbjen e jetës së dy personave. Policia është në vendgjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Raportohet se personat që humbën jetë në aksidentin në autostradën Levan-Tepelenë janë Durim Lamaj 50 vjeç dhe Fetah Shahaj, 64 vjeç. Dy viktimat ndodheshin brenda makinës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



