Aksident i rëndë në Cërrik, humb jetën 83 vjeçari
Një 83-vjeçar është përplasur për vdekje gjatë mbrëmjes së sotme në Cërrik.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut teksa shtetasi V. Sh., 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtur mjetin tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje R.Xh., 83 vjeç , banues po në Klos.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Klos, Cërrik , shtetsi V. Sh., 60 vjeç banues në fshatin Mollas, duke drejtur mjetin tip “Iveko” me targa AA 576 MY, ka aksidentuar shtetasin R.Xh., 83 vjeç , banues në fshatin Klos, ku ishte duke drejtuar një karrocë nga një kafshë dore.
Si pasojë e aksidentit shtetasI R.Xh., ka ndëruar jetë në vendgjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



