E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, polici përplas me makinë 12-vjeçarin
Publik News

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, polici përplas me makinë 12-vjeçarin

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Bulgarecit’, në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Mësohet se një automjet i drejtuar nga një punonjës policie në Maliq, ka përplasur një fëmijë 12 vjeç i cili po lëvizte me biçikletë. Sakaq, gjendja e 12-vjeçarit është e rëndë dhe është nisur menjëherë për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.