Aksident i rëndë në Zall-Bastar, raportohet për disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Murriz – Shakalla e Tujanit, në zonën e njohur si Zall-Bastar.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një prej makinave është përmbysur si pasojë e goditjes.
Drejtues të tjerë, të cilët po kalonin në zonë, kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.
Ekipet mjekësore kanë mbërritur në kohë dhe kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit të Traumës.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë mund të kenë qenë faktorët kryesorë që çuan në përplasjen e fortë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



