Aksident në hyrje të Rrugës së Kombit, 3 persona përfundojnë në spital!
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të rrugës së Kombit në aksin Milot-Fushë Krujë.
Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



