Aksident në Shkodër, makina hedh në ajër nënën me dy fëmijët te vizat e bardha
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një makinë ka përplasur dhe “fluturuar” në ajër një nënë me dy fëmijët e saj.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin pranë “Radio Shkodra”, ku nëna me dy fëmijët po kalonin te vizat e bardha, por drejtuesi i mjetti nuk i ka parë, duke i përplasur.
Më pas shoferi i mjetit ka ndaluar, ndërkohë që nuk dihet gjendja shëndetësore e familjes së aksidentuar.
Kujdes! Video përmban pamje të rënda:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



