E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset një makinë dhe një fadromë
Lajme

Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset një makinë dhe një fadromë

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, në afërsi të zonës së Farkës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, një automjet është përfshirë në një përplasje me një fadromë, ndërsa të dyja mjetet kanë përfunduar të përmbysura në rrugë. Si pasojë e pozicionit të mjeteve, një pjesë e aksit është bllokuar dhe lëvizja e automjeteve është vështirësuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit. Ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore, së bashku me shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të përcaktuar dinamikën e përplasjes, shkaqet që çuan në aksident dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me incidentin dhe gjendjen e personit të plagosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.