Aksident tragjik, automjeti përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Korçë – Bilisht, pranë fshatit Cangonj, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një mjet.
Sipas informacioneve paraprake, viktima po kalonte rrugën kur u godit nga automjeti. Fatkeqësisht, për shkak të plagëve të marra, nuk ka mundur të mbijetojë.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



