E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 26-vjeçari
Lajme

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së hënës, 22 shtator, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë të Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip Volkswagen, me drejtues 19-vjeçarin F. R., banues në Shijak, është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga 26-vjeçari G. K., banues në Sukth, Durrës.

Për pasojë, 26-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa 19-vjeçari u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë, teksa vijojnë procedurat ligjore për aksidentin.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.