Aksident tragjik në Kosovë, raportohet për humbje jete dhe të plagosur
Një përplasje e rëndë mes një kamioni me targa kosovare dhe një makine me targa shqiptare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, duke sjellë vdekjen e drejtueses së makinës.
Shoferi dhe pasagjeri i mjetit mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi, bëri të ditur se autoritetet janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Policia e Kosovës apelon për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht për shkak të kushteve atmosferike të vështira.
Aktualisht, mjegulla e dendur dhe lagështia po ndikojnë në shikueshmërinë dhe kontrollin e automjeteve në akset rrugore të rajonit të Prizrenit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



