Aksidenti i frikshëm i betonieres, shkon në dy numri i viktimave
Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Saukut ka përfunduar me pasoja tragjike, duke e çuar në dy numrin e viktimave.
Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, viktima e dytë ka humbur jetën pak pas mbërritjes në spital. Bëhet fjalë për një nga personat që udhëtonte në betonieren e përfshirë në aksident, i identifikuar si shtetas i huaj.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se një betoniere është përplasur fillimisht me një automjet, duke humbur kontrollin dhe më pas duke thyer barrierat mbrojtëse. Mjeti i rëndë ka përfunduar në autostradë, ku ka rënë mbi një tjetër makinë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe pasoja fatale.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona humbën jetën, ndërsa një i ri, rreth 28 vjeç, mbeti i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



