Aksidenti i rëndë në Kroaci,autobuzi nga Kosova del nga rruga
Policia kroate ka raportuar për dhjetë persona të vdekur, bën të ditur “Index.hr”.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit, ku autobusi me pasagjerë ka dal nga rruga.
Raportohet se autobusi ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 60 persona. Sipas informatave të fundit thuhet se rreth 30 persona dërguar në Spital per ndihme mjekesore.
“Në orën 6:22 të mëngjesit, Departamenti i Policisë në Brod ka marrë informacion për aksidentin e një autobusi. Me të arritur në vendin e ngjarjes, u përcaktua se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë. Një hetim është duke u zhvilluar. Disa njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë dërguar në spital. Çdo informacion i mëtejshëm do të jepet pas përfundimit të hetimit”, thuhet nga shefi i Policisë Rrugore në Slavonski-Brod, Franjo Galiq.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



