Aksidenti i shkaktuar nga bora/ Ja detajet e reja
Detaje të reja janë publikuar për aksidentin e ndodhur disa çaste më parë në aksin Bulqizë-Peshkopi.
Nga të dhënat mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë një karburanti, ku është përplasur automjeti tip “benz”, me targa AA 257 SS, me drejtues shtetasin A.B, banues në Fushë-Bulqizë, me automjetin tip “ford”, me targa AA 461 RK, me drejtues shtetasin A.L, banues në Tiranë.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasja L.L, që udhëtonte me shtetasin A.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.
Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të jetë një manovrim i gabuar nga drejtuesi i automjetit tip “benz”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



