Është lënë i lirë drejtuesi i kamionit Isa Ishala, me të cilin u përplas një makinë dhe humbën jetën tre persona, ndërsa një fëmijë 3 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Isa Ishala në polici është shprehur se ai po ecte në korsinë e tij, ndërsa mjeti tip ‘Citroen’ i ka dalë para krejt papritur.
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, teksa ndodhet te spitali i Traumës, vajza 3-vjeçare e çiftit, Violeta Avdiaj. Vogëlushja ndodhet në gjendje kritike.



