E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti në aksin Delvinë–Sarandë, humb jetën 65-vjeçari
Lajme

Aksidenti në aksin Delvinë–Sarandë, humb jetën 65-vjeçari

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari nga Bajkaj, i cili u përfshi në një aksident të rëndë paraditen e djeshme në aksin nacional Delvinë–Sarandë.

Ngjarja ndodhi pranë kthesës së fshatit Bajkaj, ku 65-vjeçari u përplas nga një autobus. Përplasja shkaktoi plagosje të rënda dhe, pas aksidentit, Vocka u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës.

Mjekët konstatuan se ai kishte pësuar një traumë të rëndë në kokë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u vlerësua kritike.

Për shkak të rëndimit të situatës, u vendos që 65-vjeçari të transportohej me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të merrte trajtim të specializuar.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Agim Vocka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ngjarja rëndon bilancin e aksidenteve rrugore në vend, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në aksin Delvinë–Sarandë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.