Aksidentohet autobusi në Austri, një i vdekur dhe 32 të plagosur
Një person humbi jetën dhe 32 të tjerë u plagosën në një aksident në veriperëndim të Austrisë.
Autobusi po udhëtonte nga Bavaria e Poshtme në Gjermani në drejtim të Schladming, kur u rrëzua dhe u rrotullua disa herë deri sa u ndal në një argjinaturë.
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje. Dy persona, mes tyre edhe drejtuesi i autobusit 51-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



