E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion i gjerë në Rinas, lëshohen masa arresti për 8 efektivë policie
Lajme

Aksion i gjerë në Rinas, lëshohen masa arresti për 8 efektivë policie

Goditet rrjeti i policëve që lejonin kalimin në BE të personave që u ishte ndalur qëndrimi në shengen…

Një aksion i gjerë është zhvilluar sot në Rinas, pasi janë ndaluar 8 efektivë policie. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë të lëshuara për ta nga gjykata me kërkesë të prokurorisë.

Aksioni i AMP ka nisur për disa vepra penale, pasi është zbuluar një skemë me qëllim kalimin në kufi të personave që kishin thyer afatin kohor të qëndrimit në zonën shengen apo që u ishte ndalur udhëtimit.

Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, i cili ka një agjenci turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregëtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, kundrejt shumave monetare, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

Masa e sigurisë “arrest në burg” u ekzekutua për Briken Tereziun dhe Enea Sulejmanin, ndërsa “arrest shtëpie” për Inspektor Sokol Xhikën, Inspektor Ermal Mesin dhe Inspektor Aris Drinin.

Ndërkaq me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë Inspektor Ylli Prençi, Inspektor Rei Shenjtolli, Inspektor Enkis Aliaj dhe Inspektor Argil Hasa.

Aktualisht vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialistë, kontrollor te Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas. Pritet që vetë AMP të regojë duke zbuluar detaje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.