E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion në Ministrinë e Brendshme, kontrolle policore në banesa dhe zyra
Publik News

Aksion në Ministrinë e Brendshme, kontrolle policore në banesa dhe zyra

Një aksion po zhvillohet mëngjesin e kësaj të shtunë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Një operacion policor është duke u zhvilluar në Tiranë për llogari të SPAK-ut.

Burimet thonë se operacioni po zhvillohet pas hetimeve që u kryen mbi tenderin me uniformat e Policisë së Shtetit.

Hetimet nisën fillimisht për shkeljet në tender, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk mësohet cilat janë akuzat konkrete që ka ngritur SPAK-u.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka marrë edhe 10 urdhër-kontrolle me vendime gjykate në banesa e subjekte.

TENDERI I DYSHIMTE I MINISTRISE SE BRENDSHME PER UNIFORMAT E POLICISE

Ka pasur dyshime në vazhdimësi për tenderin që organizoi Ministria e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit, drejtuar nga ish-ministri Sandër Lleshaj, i cili tenderin prej 30 milionë eurosh e ka dhënë në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike, duke shkurtuar nga 52 në 24 ditë afatin minimal të kushteve në garë.

Sipas burimeve, tenderi është përgatitur paraprakisht për një ofertues të veçantë.

I gjithë tenderi është një lëndë e prokurimit (jo e ndarë në grupe!) edhe pse përbëhet nga 2 zëra plotësisht të ndryshëm, njëra është krijimi i një zgjidhje aplikimi, domethënë një sistem që do t’u mundësojë atyre të kenë një proces të IT që do të mbyllë tërë zinxhirin logjistik, nga porositja, marrja e mallrave, shpërndarja te punonjësit individualë dhe përfundimisht përpunimi i faturave, etj.

Për të krijuar këtë kërkesë, është e nevojshme të vërtetohet aftësia e kompanisë (fuqia punëtore profesionale, referencat për kontratat nga periudha e mëparshme, certifikatat, etj.).

Përveç kësaj zgjidhjeje IT, kërkohet blerja e mbi 100 artikujve të ndryshëm të veshjeve dhe këpucëve të policisë, dhe duhet të bëhen mostra për të gjitha sendet dhe provat e aftësisë së prodhimit të drejtpërdrejtë, me një tregues të mënyrës së prodhimit dhe një listë të fuqisë punëtore të aftë me referenca ekspertësh. Denoncimi u bë disa herë me radhë nga Partia Demokratike në atë periudhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.