E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort”, Ilir Meta: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias
Publik News

Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort”, Ilir Meta: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias

Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e paligjshme që po bëjnë fadromat e IKMT-së këtë të premte në ambientet e ‘Prestige Resort’.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se “sksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias”.

POSTIMI I PLOTE I ILIR METES

KOHA PËR T’I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE!

Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias.

Koha për t’i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore!

Koha për t’i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!

Deputeti Edi Paloka ka reaguar në rrjetet sociale për prishjen e paligjshme nga IKMT të Prestige Resort.

1

Paloka theksoi se Rama sot po kërcënon dhe po shantazhon mediat, duke shtuar se duhet që të shpëtohet vend nga ky monstër, që të gjithë i sheh sikur janë skllevër.

Edi Paloka shprehet se slogani “Shqipëria në rrezik” duhet që të bëjë të gjithë shqiptarët të çohen në protestë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.