Aksioni opozitar për zgjedhjet, Berisha mbledh sot Kryesinë e PD
Pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar, demokratët kanë nisur lëvizjet e tyre, duke u mbledhur mes tyre.
Mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00. Në këtë takim do të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD-së, ku do të bëhet dhe miratimi grupeve të punës në të gjithë vendin sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale.Në rend dite do të jetë miratimi i departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.
Pritet që sot të mësohen emrat e drejtuesve të grupeve të punës. Po ashtu Stafa sqaroi se për të drejtuar grupet e punës të PD-së nuk është detyrim për të qenë deputet, mund të ketë edhe personazhe të tjerë që janë jashtë ‘xhaketës’ së ligjvënësve.
Kujtojmë se dje kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi në një takim informal deputetët demokratë.
Mësohet se takimi u thirr me kërkesë të deputetit Lefter Gështenja, pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar. Takimi u zhvillua në një hotel në kryeqytet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



