E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktivisti Pesha: Rama dhe mafia do fitojnë miliarda euro me inceneratorët
Lajme

Aktivisti Pesha: Rama dhe mafia do fitojnë miliarda euro me inceneratorët

Aktivisti Besian Pesha, i ftuar në emisionin qendror të lajmeve në Syri.net, ka vënë alarmin lidhur me ndërtimin e inceneratorëve në vendin tonë.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili lidhur me rrezikun që ju kanoset qytetarëve nga asgjësimi i mbetjeve në vendin tonë, Pesha tha se pas inceratorëve fshihet mafia, e cila në bashkëpunim me Ramën po kërkojnë të fitojnë miliarda euro.

‘Vetëm inceneratori i Elbasanit mjafton për të djegur plehrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këta të tre mund të djegin gjithë plehrat e Ballkanit. Dëgjova sot ministrin Gjiknuri, i cili fliste për incenerimin dhe teknologjinë, po i njëjti ministër dilte dhe thoshte që i vetmja rrugë për Shqipërinë është riciklimi. Atëherë na thoshin neve sharlatanë sepse epo bllokonim riciklimin. Por incenerimi është armiku kryesor i riciklimit, pasi incenerimi është asgjësim total. Pasi sa më shumë të digjen aq më pak riciklim ka. Pra të njëjtën personazhe tjetër gjë na kanë thënë dhe tjetër gjë thonë sot.

Problemi tjetër është më i madh, kush po i bën? Pra ne nga ana teknike nuk kemi nevojë për kaq shumë inceneratorë. Ligji thotë që incenerimi është hallka e fundit. Pra parandalim, riciklim pastaj incenerim. Ne nuk kemi bërë asgjë as për parandalimin as për riciklimin por shkojmë direkt tek incenerimi. Sot po ushtrohet kaq shumë dhunë, pasi nuk po lejohet të flasin, Adriatikun e arrestuan pse foli në protestë. Po të shohim se kush po e bën shohim që kemi të bëjmë me një aferë. Personi që po i ndërton është Klodian Zoto, është aktivist dhe militant i PS-së, mik i Ahmetajt, ka qenë pjesë e Albtelekom.

Unë si qytetar ngre një pikëpyetje shumë të madhe. A mundet një njeri që ka shitur kompjuterë deri dje të më garantojë mua se këta inceratorë nuk do krijojnë ndotje, sigurisht që jo. Prokuroria duhet të hapë një hetim.

Fakti sot është se inceneratori i Fierit ka marrë 7 milionë euro pahapur asnjë punë. Si ka mundësi që ne i japim një kompanie 7 milionë euro pa bërë asnjë punë, ndërsa spitali i Fierit është për ibret. Pra ne paskemi lekë të paguajmë një njeri që nuk bën asnjë punë, dhe nuk kemi lekë për spitalin.

Qeveria jonë nxjerr sikur banorët e Fierit konsumojnë sa banorët e Suedisë, vetëm këtu prokuroria mund të kapet që kemi të bëjmë me aferë. Ndërkohë që policia e shteti po investohet aq shumësa banorët e Verrisë në Fier iu ka zhdëpur në dru. Ata guxuan edhe sot, sepse morën edhe Adriatikun. Çfarë treguan sot,ata thanë që ne mund të godasim dhe një avokat jo më ju që jeni fshatarë dhe njerëz të pambrojtur.

Qytetarët të bashkuar por edhe reagimi i të gjitha forcave politike mund të ndalin këtë të keqe. Pra forcat politike të lënë mënjanë interesat personale, dhe të mos bien dakord për këto pazare. Pra për këtë çështje të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë drejtuesit e partive politike, jo këta që e kanë ndarë mendjen, duhet të bëhen barrikadë.

Ka dhe një dokumentar që flet për pasurinë në mes të plehrave që ka gjetur mafia. Kina nuk lejon të marrë më plehra nga Europa. Pra plani i Edi Ramës është që të sjellë plehrat anë Shqipëri. Tentoi me ligjin për importin,ai nuk i eci, tani po tenton me inceneratorët.  Kjo është një histori e tmerrshme. Shqipëria nuk ka nevojë për incenerim. Na del e na tepron ai i Elbasanit, këtë e thonë të gjithë ekspertët, përveç qeverisë,sepse këtu fshihen miliarda euro’, tha Pesha në Syri.net.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.