Aktori Liçaj shpërthen ndaj Ramës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar: Teatri do jetë varri yt
“Do e pësosh me keq se në 24 Korrik. Teatri do jetë varri yt dhe ti e di.” Kështu i drejtohet aktori Neriatn Liçaj kryeministrit Rama, pas vdenimit për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
“Ja çfarë bën karakatina kryeministër në kohë pandemie… Po kur të duash të vish pleh..aty na ke.Do e pësosh me keq se në 24 Korrik. Teatri do jetë varri yt dhe ti e di”, i shkruan Liçaj Ramës, ndërsa publikon dhe vendimin e Këshillit të Ministrave për Teatrin Kombëtar.
Kujtojmë se, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 377 të datës 08.05.2020, i ka kaluar në pronësi Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e një godine të re bashkëkohore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



