E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja e njohur shpall kandidaturën për kryebashkiake
Showbiz

Aktorja e njohur shpall kandidaturën për kryebashkiake

Aktorja e njohur Delinda Disha ka njoftuar se do të jetë kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë. Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet e lumtur për këtë vendim.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkruan ajo.

Zgjedhjet në Tepelenë janë caktuar për më 9 nëntor 2025, pas krijimit të vakancës në krye të bashkisë, për shkak të kandidimit të mëparshëm të kryetarit Tërmet Peçi për deputet dhe marrjes së mandatit parlamentar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.