E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e fortë e Berishës: Edi Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur
Publik News

Akuza e fortë e Berishës: Edi Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se me projektin e Ballkanit të Hapur po kërcënon sigurinë kombëtare të vendit.

“Ajo për të cilën unë jam këtu është se ka një projekt tjetër madhor, për Ballkanin, projekt serbo-rus e ky është Ballkani i Hapur.

Shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet para dy muajve haptas publikisht me gjithë potencialin e tij nga ministri i Jashtëm rus Lvrov.

E ky projekt mbështetet fuqimisht nga vasali i Vucic në Tiranë, Edi Rama.

A nuk është ky një akt madhor kërcënimi të sigurisë kombëtare nga Edi Rama?

Pra ata që kërkojnë agjenturën në bunkere dhe tunele, e atje duhet kërkuar por problemi madhor për Shqipërinë e sigurinë kombëtare është e ajo sot është në krye të qeverisë së vendit.

Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.