Akuza e fortë e Kryemadhit: Tahiri ka përdorur fëmijët e deputetëve për transport droge…
Ka deputet në Kuvendin e Shqipërisë që fëmijët e tyre Sajmir Tahiri i ka përdorur për transport droge. Akuza e fortë është bërë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, sipas të cilës në luftën për të mbrojtur fëmijët shqiptarë nga droga nuk do e ndalë as plumbi i Edi Ramës.
“Do të japë fjalën si nënë. Për të ndaluar kriminelë që përdorin fëmijët shqiptar për transportues droge jam gati t’i dalë përballë plumbit, qoftë ky i trafikantëve të drogës apo edhe plumbi i Edi Ramës.
Misioni im është të shpëtoj fëmijët shqiptarë sepse nuk ka surrat Edi Rama që ta transportojë vetë drogën. E ka kthyer Shqipërinë në bazë të drogës, krimit të organizuar dhe në një bunker që mbron çdo gjë. Kam marrë përsipër të përballem me çdo kriminel dhe çdo vrasës që kërkon të vrasë shpresën e rinisë shqiptare”,tha kryetarja e LSI-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



