E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza e PD-së, gjyqtari që la sot 20 protestues në burg, babai i nënkryetarit të FRESH-it
Politikë

Akuza e PD-së, gjyqtari që la sot 20 protestues në burg, babai i nënkryetarit të FRESH-it

Partia Demokratike ka leshuar sot një akuzë të fortë ndaj gjykatësit që la në burg 20 nga protestuesit e arrestuar në protestat e fundit të Opozitës përballë kryministrisë.

Sipas kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi, gjykatësi që ka në burg 20 protestues, është Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, SArtur Micko.

‘Drejtësia e Edi Ramës, burg për protestuesit dhe pushtet për kriminelët!

Sot babai i nenkryetarit te FRESSH-it Artur Micko, gjyqtari politik i Rilindjes Arben Micko, mbajti ne burg 20 protestues. Drejtesia e Edi Rames dha burg per ata qytetare qe protestojne per liri dhe te drejta themelore, e jep pafajesi per kriminelet, trafikantet, hajdutet e perdhunuesit.

Burg per protestuesit e unazes, asnje akuze per hajdutet e 40 milione eurove per 2km rruge te unazes.

Burg per protestuesit qe duan zgjedhje te lira dhe te ndershme, asnje hetim per bleresit e votave ne bashkepunim me krimin, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, etj.

Dosja 339 dhe 184 dhe kapja politike e drejtesise i kane mbyllur Shqiperise deren e Europes. Krimi i lidhur me politiken po rrezikon kthimin e vizave per shqiptaret.

Asnje gjygjtar politik i Edi Rames nuk na ndal dot! Perkundrazi, na shton vendosmerine ne betejen tone per Shqiperine si e gjithe Europa.

Ne, te rinjte demokrate dhe rinia qe e do Shqiperine si Europa nuk do ta lejojme te keqen qe na qeveris sot, te mbaje peng te ardhmen tone europiane ????????????????’, shkruan Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.