E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat e rënda të ish-deputetit: Kush janë dy idetë e rrezikshme të qeverisë për zgjidhjen e krizës
Publik News

Akuzat e rënda të ish-deputetit: Kush janë dy idetë e rrezikshme të qeverisë për zgjidhjen e krizës

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur akuza të rënda kundrejt qeverisë ndërsa thekson se për zgjidhjen e krizës kryeministri Edi Rama kërkon të përdorë dy ide të rrezikshme.

Këto ide sipas Alibeajt janë dy lëvizje, legalizimi i kanabizit dhe amnistia fiskale e parasë së krimit. Duke folur për amnistinë fiskale, ish-deputeti deklaroi se Rama po mendon të bëjë amnisti të parave të krimit dhe të legalizojë kanabisin.

“Jam në parim kundër çdo amnistie fiskale, siç e ka konceptuar qeveria. Duket se më këtë lloj amnistie fiskale, Rama kërkon të thithë financa nga pjesa e nëndheshme e krimit të organizuar. Është një ide e rrezikshme që po vërtitet në mendjen e Ramës, që të gjejë zgjidhje me dy lëvizje, legalizimin e kanabizit dhe amnistia fiskale e parasë së krimit. Këto janë dy goditje nën brez, që do t’i jepen shtetit. Është shërbim i keq për ekonominë, jetën e shqiptarëve. Për këtë arsye, jemi totalisht kundër”, u shpreh Alibeaj në një lidhje me rubrikën “Opinion”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.