E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat ndaj Drejtorit Vilson Bala për dështim operacional
Lajme

Akuzat ndaj Drejtorit Vilson Bala për dështim operacional

KORÇË – Detaje të reja dhe akuza të rënda kanë lindur pas ngjarjes tragjike në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri. Burime nga terreni ngrenë dyshime të forta mbi planifikimin e operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, nën drejtimin e Vilson Balës.

Sipas të dhënave, menaxhimi i situatës po përballet me kritika të ashpra për tri arsye kryesore:

 Mosvlerësimi i informacionit: Informacionet operative për lëvizjet e të kërkuarit me rrezikshmëri të lartë, Violand Braçellari, kishin mbërritur një ditë para ngjarjes, periudhë gjatë së cilës ai kishte lëvizur lirshëm në fshat përpara se të strehohej në stan.

 Mungesa e forcave të specializuara: Edhe pse 43-vjeçari Braçellari i kishte shpëtuar katër herë më parë operacioneve të RENEA-s, në këtë ndërhyrje u dërguan vetëm 6 efektivë të forcave “Shqiponja” dhe asnjë pjesëtar i reparteve speciale.

 Mungesa e mjeteve mbrojtëse: Burimet bëjnë me dije se efektivët e forcave “Shqiponja” kanë shkuar në këtë operacion të rrezikshëm pa jelekë antiplumb.

Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi vlerësimin e riskut dhe planin operacional të ndjekur nga drejtori i ri, Vilson Bala, i cili ka marrë detyrën prej pak muajsh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.