E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtori i policisë së Durrësit në SPAK mes batutave
Lajme

Ish-drejtori i policisë së Durrësit në SPAK mes batutave

“Kisha parandjenjë që do të isha këtu”

Ish-drejtori i Policisë së Durrësit dhe aktualisht drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku mësohet se është thirrur për t’u pyetur në kuadër të hetimeve që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi dhe dosjen e AKSHI-t.

Bala qëndroi rreth 50 minuta në ambientet e SPAK-ut, përpara se të dilte pa dhënë detaje mbi arsyen e paraqitjes apo përmbajtjen e dëshmisë së tij.

Në dalje, drejtori i Policisë së Korçës u shfaq i qetë dhe shkëmbeu një batutë me gazetarët që e prisnin jashtë institucionit.

“Nuk e di pse kisha parandjenjë që do të isha këtu”, u shpreh Bala, pa dhënë koment tjetër.

Deri tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi atë që është diskutuar gjatë qëndrimit të tij në SPAK apo mbi statusin procedural të Balës në këtë çështje.

Paraqitja e tij vjen në një fazë të zhvillimeve të shumta rreth hetimit për Ergys Agasin, i cili është arrestuar në kuadër të dosjes që lidhet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe zhvillime të tjera të rëndësishme. Ish-drejtorja e SHISH, Vlora Hyseni, është arrestuar dhe ndaj saj janë ngritur akuza që lidhen me dyshimet për vënien në dispozicion të sekreteve shtetërore dhe ndihmën ndaj Agasit gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme vijojnë për të dokumentuar rrethanat dhe rolet e personave të përfshirë në këtë çështje, ndërsa paraqitja e Vilson Balës në SPAK pritet të marrë një rëndësi të veçantë në vijim të hetimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.