E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, Durrësi mbetet pa drejtues
Lajme

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, Durrësi mbetet pa drejtues

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, pritet të largohet nga detyra që mban aktualisht, për t’u transferuar në krye të Policisë së Korçës. Lëvizja konsiderohet pjesë e një riorganizimi të brendshëm në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe ndodhet tashmë në fazën përfundimtare procedurale, ndërsa pritet vetëm miratimi zyrtar përmes firmosjes së urdhrit përkatës.

Vilson Bala drejton Policinë e Durrësit prej një periudhe të konsiderueshme, gjatë së cilës ka qenë i angazhuar në menaxhimin e çështjeve të rendit dhe sigurisë në një nga qarqet më të rëndësishme dhe më problematike të vendit. Më herët, ai ka mbajtur edhe pozicione kyçe në strukturat Operacionale, duke qenë i përfshirë në disa prej aksioneve më të ndjeshme të Policisë së Shtetit.

Aktualisht nuk ka ende një vendim të bërë publik lidhur me emrin e drejtuesit që do ta zëvendësojë Balën në Durrës. Burime brenda policisë bëjnë me dije se emërimi i ri pritet të shpallet në ditët në vijim, në kuadër të një pakete më të gjerë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese. Konfirmimi zyrtar nga Policia e Shtetit pritet të sqarojë plotësisht skemën e re të drejtimit në qarqe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.