E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzat ndaj Kapllanajt/ Bardhi replikë me Berishën: E sulmon sepse zgjodhi demokratët!
Lajme

Akuzat ndaj Kapllanajt/ Bardhi replikë me Berishën: E sulmon sepse zgjodhi demokratët!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha kreut të degës së Fierit, Agron Kapllanajt se ka përfituar nga ndërtimet.

Sipas Bardhit, Agron Kapllanaj sulmohet sepse ka zgjedhur PD-në dhe demokratët. Lidhur me akuzat e ndërtimeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, shprehet se Berisha duhet të pyesë familjarët e tij se me kë po i ndërton pallatet Rama tek lagjia “5 maji”.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme. Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demorkatët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës.

Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot.

Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Patos, ka akuzuar kryetarin e PD-së në Fier, Agron Kapllanaj se ka përfituar miliona euro me ndërtimet nga bashkitë socialiste.

Për këtë, Berisha ka akuzuar dhe kryedemokratin Basha, pasi sipas tij, sëbashku me 4 persona të tjerë kanë shitur selinë e PD-së për t’u ndërtuar pallate.

“Me cilin je ti demokrat , me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate me Ramën dhe Veliajn. Me pallat Kapllanin që fiton dhjetëra e dhjetëra milionë euro që vjen në Tiranë dhe prish shtëpitë e qytetarëvë. Këta janë gjakpiërës, hajdutër. Ja po i them Pallat Kapllanit: Ti them unë atij Pallat Kapllanit, si i fitove 32 milionë euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Tani na hiqesh si demokrat. Ti je një turp që duhet të largohesh menjëherë nga PD. Sigurisht se mund të ketë marrë ndonjë pallat te Parku 4 hajdutëve.”, shprehet Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.