Akuzohen për vrasjen e një marokeneje, identifikohen dy shqiptarët e arrestuar
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen të kenë vrarë një shtetase marokene.
Sipas Fax News mësohet se bëhet fjalë për Agim Hajnidaj 51 vjeç dhe nipin e tij Lisand Ruzhdija.
Trupi i marokenes Kadija Bensheik, 46 vjeç u gjet i copëtuar dhe i fshehur në pyll.
Sipas hetuesve gruaja i njihte dy të dyshuarit, dhe njëri prej tyre bashkëjetonte me një shtetase tjetër marokene.
Dy shqiptarët akuzohen për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



