E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohet për përdhunim, vetëdorëzohet 64-vjeçari shqiptar në Greqi
Lajme

Akuzohet për përdhunim, vetëdorëzohet 64-vjeçari shqiptar në Greqi

Tentoi të abuzonte me 25-vjeçaren me aftësi të kufizuara

Një 64-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në polici në Greqi, pasi akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj një vajze 25-vjeçare me aftësi të kufizuara. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në zonën e Kypseli, ndërsa sot i dyshuari, Mark Preçi, është paraqitur në polici i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas raportimeve të mediave greke, incidenti u denoncua nga nëna e 25-vjeçares. Ajo ka deklaruar se e kuptoi çfarë kishte ndodhur pasi pa pamjet e kamerave të sigurisë brenda banesës. Kur u kthye në shtëpi, gjeti vajzën e saj duke qarë dhe në gjendje të rënduar emocionale.

Në reagim të menjëhershëm, gruaja është përballur me 64-vjeçarin dhe e ka goditur në kokë me një tigan. Më pas ajo e ka ndjekur edhe me një thikë, por ai ka arritur të largohet nga banesa dhe të shpëtojë.

Sipas nënës së vajzës, ekzaminimi mjeko-ligjor nuk konstatoi përdhunim, një rezultat që ajo tha se nuk e kishte pritur, duke pasur parasysh situatën që kishte parë në pamjet e kamerave.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ishte konsideruar një person i besuar nga familja, pasi i ndihmonte shpesh me blerjet dhe punë të përditshme. Ai ishte njohur me nënën e vajzës në një kafene pranë kishës së zonës. Po ashtu bëhet e ditur se 25-vjeçarja ka edhe një motër binjake, e cila gjithashtu ka aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, çështja ka marrë një tjetër dimension pas deklaratave të vajzës biologjike të 64-vjeçarit. Në një intervistë për televizionin grek MEGA TV, ajo ka pretenduar se babai i saj e kishte abuzuar seksualisht kur ishte vetëm shtatë vjeç, në banesën e tyre në Shqipëri.

“Kur isha shtatë vjeçe, babai im më përdhunoi në shtëpinë tonë në Shqipëri, kur të gjithë mungonin. Nuk e denoncova sepse kisha frikë. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie me këtë njeri. Kur ia përmenda pas shumë vitesh, ai u përpoq të më paraqiste si të çmendur, duke thënë se i kisha sajuar nga mendja”, ka treguar ajo.

Sipas saj, edhe nëna ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur, por nuk reagoi. Ajo shton se tentoi ta denonconte më vonë, por iu tha se kishin kaluar shumë vite dhe se rasti ishte i vështirë të provohej.

Gruaja thekson se ka ndërprerë çdo marrëdhënie me familjen, pasi, sipas saj, as vëllezërit dhe motrat nuk e besuan kur u tregoi për abuzimin që pretendon se kishte përjetuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.