E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alain Delon: Do ta lë pa keqardhje këtë botë të verbuar nga paraja
Publik News

Alain Delon: Do ta lë pa keqardhje këtë botë të verbuar nga paraja

Legjenda e kinemasë franceze dhe botërore, Alain Delon, në moshën 82-vjeçare shprehu dëshirë të vdesë me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë. Më vjen për të vjellë”, u shpreh Delon për të përjavshmen Paris Match. “Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën. E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”. “E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet 1970. Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:

“Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime. Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund”, pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet. Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema: “Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14-vjeçare… Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.