E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm në qeli: Përkeqësohet gjendja e Niko Qarkajt pas arrestimit
Lajme

Alarm në qeli: Përkeqësohet gjendja e Niko Qarkajt pas arrestimit

Gjendja shëndetësore e Niko Qarkajt, një nga personat e ndaluar gjatë protestës së zhvilluar më 2 korrik në Tiranë, ka ngritur shqetësime serioze gjatë orëve të fundit. Sipas informacioneve të raportuara, ai ka shfaqur probleme shëndetësore që kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit të urgjencës.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se autoambulanca ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë Qarkajt, pas përkeqësimit të gjendjes së tij. Situata është konsideruar e ndjeshme, duke marrë parasysh edhe historikun shëndetësor të të ndaluarit.

Mësohet se Niko Qarkaj vuan nga epilepsia, një gjendje që kërkon trajtim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Ndërkohë, më herët avokati i tij, së bashku me aktivistë dhe protestues të tjerë, kanë ngritur akuza publike se ai është dhunuar gjatë momentit të arrestimit si dhe gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatet mbi trajtimin e protestuesve nga autoritetet dhe respektimin e të drejtave themelore të personave të ndaluar, veçanërisht në rastet kur ata kanë probleme të dokumentuara shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.