E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmante/Babë e bir të infektuar me koronavirus kanë restorant  dhe biznese në Tiranë
Publik News

Alarmante/Babë e bir të infektuar me koronavirus kanë restorant dhe biznese në Tiranë

Detaje të reja nga dy të infektuarit me koronavirus.

Dy të prekurit nga koronavirusi janë banorë të Tiranës. V.Kola 54 vjeç dhe P.Kola, 28 vjeç banojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.

Ata janë pronarë të disa bizneseve, mes të cilëve edhe një lokal. Lokali në pronësi të tyre ndodhet pas “Diplomat 2”, në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranën e Re.

Djali ka hyrë më 26 shkurt nga pika kufitare e Murriqanit dhe më pas ka udhëtuar drejt Tiranës ku mesa duket ka infektuar të atin.

Frika lidhet me personat që mund të kenë kontaktuar gjatë këtyre ditëve babë e bir ndërsa janë duke duke u bërë analizat për 14 të afërm të 28 vjeçarit dhe babait të tij.

Ne konferencen e pare per media, lidhur me situaten ne vend, pas konfirmimit zyrtar te dy personave te prekur nga koronavirusi, Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive ne  Institutin e Shendetit Publik ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes. silvabino

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.