E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmohen banorët, Ura e Vardardhës pushtohet nga uji
Flash

Alarmohen banorët, Ura e Vardardhës pushtohet nga uji

Rritet niveli i lumit Erzen

Prurjet e shtuara të lumit Erzen kanë bërë që ura e Vardardhës të mbulohet pothuajse tërësisht nga uji, duke krijuar një situatë shqetësuese për komunitetin lokal.

Banorët, të cilët kanë dërguar pamjet në redaksi, thonë se prej orësh po ndjekin me ankth çdo ndryshim të nivelit të lumit, pasi prurjet po rriten me ritëm të shpejtë.

Sipas tyre, vërshimi i ujit ka arritur tashmë pikë kritike dhe rrezikon të prekë banesat, stallat dhe tokat bujqësore të zonës, të cilat janë burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje.

Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve, duke theksuar se nëse situata përkeqësohet më tej, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme dhe të vërë në rrezik sigurinë e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.