Ndotje katastrofike në lumin Erzen!
Mentor Kikia
Shikojeni këtë lumë. Eshtë Erzeni, lumi i Tiranës. Filmimet janë bërë sot.
Shikojani pak ujin. Eshtë një kafe e errët.
Nga Arbana deri në det, ky lum është biologjikisht i vdekur. Asnjë gjallesë nuk rritet. Asnjë kafshë nuk e pi. Edhe bimët që ujiten nga ky lumë, thahen.
Ka vite kështu!
Investigimet e mediave dhe hetimet e prokurorisë kanë zbuluar në shumë raste më parë, se shkaku i ndotjeve të tilla është shkarkimi i ujërave të landfillit të Tiranës. Precipitimet e landfillit prodhojnë ujëra tmerrësisht të rrezikshëm, toksikë dhe vrasës për çdo gjallesë. Ato derdhën në këtë rrjedhë uji, që ende quhet lumë.
Nuk di nëse ky rast i sotëm, ka të njëjtin shkak ndotjeje. Por kjo është e tmerrshme, që një lumë që i kalon thuajse përmes bashkisë së kryeqytetit të jetë në këtë gjendje katastrofike.
Edhe pak vite dhe ai do jetë një përrua, si shumë sivëllezër të tij. Ndryshimet e klimës kanë bërë që reshjet të mos shtrihen gjatë gjithë vitit dhe furnizimi i tyre më ujë është reduktuar ndjeshëm.
Pas kësaj ai do të jetë vetëm lumi i ujërave të zeza dhe i mbetjeve të tjera.
P.S: Videoja eshte marre nga faqja e gazetarit Igli Celmeta, i cili konfirmon se filmimi eshte bere sot, ne zonen e fshatit Menik, afer Peze Helmesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



